Guardiola jep deklaratën e bujshme mbi të ardhmen: “Më keni pyetur disa herë dhe po ju them…”

29 Nëntor 2021
18:10
Telesport
back button

Pep Guardiola nuk do të drejtojë asnjë ekip tjetër anglez përveç Manchester City.

Këtë e ka deklaruar vetë tekniku, siç raporton Sky Sports: “E kam thënë shumë herë, por sapo të mbaroj këtu do të doja të jetoja përvojën e një kampionati europian apo botëror, por e di që nuk është e lehtë sepse ka pak pozicione në dispozicion”.

Në një intervistë për Telegrafin, ish-trajneri i Barcelonës ka folur për të ardhmen e tij (kontrata që skadon në vitin 2023) dhe se nuk do të drejtonte asnjë klub tjetër në Premier League:

“Sa i përket Anglisë, nuk mendoj se do të stërvis një klub tjetër. Nëse do të kthehesha ndonjëherë, do të kthehesha te Man City, nëse më duan serish”

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit