City me probleme, Pep: Më pëlqen kjo situatë

17 Shtator 2019
19:08
Telesport
back button

24 orë para ndeshjes që skuadra e Manchester City do të luajë në Ukrainë ndaj Shakhtar Donetsk, trajneri Pep Guardiola ka marrë lajmin se është dëmtuar një tjetër mbrojtës, Jon Stones. “Do të mungojë 4-5 javë, ka një problem muskulor”, tha trajneri spanjoll.

Kjo bën që trajneri t’i ketë me pakicë mbrojtësit në dispozicion. “Kjo është një sfidë e madhe për mua si trajner. Kam vetëm një mbrojtës qendre në dispozicion, Otamendi. Gjithsesi, besoj shumë te shpirti i skuadrës, dëshira për të zgjidhur këtë problem dhe për të bërë një hap më përpara”, tha Guardiola.

Nuk do të ankohem për mungesat, pasi në fushë do të zbresin 11 lojtarë dhe do të bëjmë një sforco ekstra. Më pëlqen kjo sfidë. Futbolli nuk është vetëm për të menaxhuar momentet e mira por edhe ato të vështira. Kemi fituar 7 trofe, askush nuk na ka dhuruar asgjë. E përsëris, jam gati për këtë sfidë dhe më pëlqen kjo situatë”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit