Guardiola karikon lojtarët: Kalendari i muajit prill është i çmendur…

18 Mars 2019
9:39
Alfred Lleshi
back button

Manchester City ka zbritur në vendin e dytë të Premier League, të dielën, pas fitores së “Reds” ndaj Fulhamit, por ka një ndeshje më pak se të besuarit e Jurgen Klopp. Skuadrat europiane nisin pushimin ndërkombëtar tashmë, duke ua lënë skenën kombëtareve respektive me kualifikuese të “Euro 2020” apo miqësore. 

“Qytetarët” do të përballen edhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve me Tottenham, do të luajnë në gjysmëfinalet e “FA Cup”. Kalendari i garave ngjeshet shumë tashmë, ndaj nevojitet përqendrim. Lojtarët e rëndësishëm të ekipit të parë, Sergio Aguero dhe Aymeric Laporte, duhet të jenë të freskët, pasi nuk janë përzgjedhur nga Argjentina dhe Franca, respektivisht, ndërsa David Silva do të shijojë një pushim, pas “lamtumirës” nga Spanja, vitin e kaluar.

"Gjithmonë jemi duke u trajnuar shumë për të luajtur sa më mirë që është e mundur, – tha trajneri katalanas për mediat britanike. – Është i çmendur kalendari i ndeshjeve në prill, prandaj kemi nevojë për të gjithë lojtarët. Sidomos për John, Kevin dhe Benjamin. Riyad Mahrez? Kam ndjenjën se e paragjykoni, sepse ka luajtur mirë. Ju e dini që nuk jam trajneri, që e drejton gishtin te dikush, nëse mundemi, ose lëmë ndonjë pikë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit