Guardiola kërkon liderin e Interit, por ka vetëm një pengesë!

28 Mars 2020
15:32
back button

Emri më i përfolur i ditëve të fundit tek Inter është padyshim ai i Lautaro Martinezit. Argjentinasi kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe gjasat janë reale që në fund të sezonit të firmosë me katalanasit.

Gjithsesi, në garë për “El Toron” është futur së fundmi edhe Manchester City, me Pep Guardiolën që e kërkon me patjetër, si zëvendësuesin e Sergio Agueros. “Tuttosport” raporton se “Citizens” janë të gatshëm të bëjnë edhe një çmenduri financiare për Lautaron, por problemi qëndron te përjashtimi nga Champions.

Sipas prestigjiozes italiane, nëse Cityt i hidhet poshtë apelimi dhe përjashtimi nga kompeticionet e UEFA-s qëndron në fuqi, atëherë ky transferim është gati i pamundur të ndodhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit