Objektivi i madh i Manchester City për merkaton e verës së ardhshme është Joao Neves, mesfushori portugez i cili po shkëlqen te PSG.
21-vjeçari është kthyer në një lojtar protagonist te parizienët dhe padyshim një pikë referimi e mesfushës së tyre. “Leximi” i lojës së kundërshtarit, pasimet vertikale, aftësia për të rikuperuar topin dhe mbi të gjithë aftësitë sulmuese, e bëjnë Joao Neves një lojtar ideal për këdo ekip.
Pep Guardiola e pëlqen shumë portugezin, ndaj drejtuesit e Man. City do bëjnë ç’të jetë e mundur për transferimin e tij gjatë verës së ardhshme. City është i gatshëm të paguajë 120 milionë euro për yllin portugez, PSG vështirë se mund të pranojë largimin e tij. Megjithatë, e rëndësishme do jetë edhe dëshira e vetë lojtarit, nëse do të dojë të vazhdojë ende me kampionët në fuqi të Europës, apo të provojë një aventurë të re…







