Guardiola: Ky është lojtari më i mirë aktualisht në Premier League

5 Mars 2024
8:24
Alfred Lleshi
back button

Pep Guardiola nuk ka asnjë dyshim: “Phil Foden është lojtari më i mirë në Premier League për momentin”. Trajneri spanjoll, në eufori pas fitores me përmbysje ndaj Manchester United, ishte plot lëvdata për skuadrën e tij, veçanërisht për Foden, heroin e fitores:

“E tregon numri i ndeshjeve që luan. Ai ka qenë gjithmonë një lojtar i talentuar, por tani është më i pjekur dhe e kupton më mirë lojën, veçanërisht në mbrojtje. Ai mund të luajë në qendër, në të djathtë, në të majtë… Çfarë tjetër mund të bëjë?

Kur fiton ndeshje, atëherë bëhesh lojtar i klasit botëror. Çfarë mund të them më shumë? Ai është lojtari më i mirë në Premier League për momentin, për shkak të sasisë së gjërave që bën. Foden e do futbollin, jeton për futbollin. Etika e tij e punës është e pabesueshme”.

Për paraqitjen e tij foli edhe vetë Phil Foden: “Qëllimi im është të jem i pranishëm në ndeshjet e rëndësishme. Kjo është ajo që dua të bëj dhe mendoj se këtë sezon po e tregoj. Thjesht duhet të vazhdoj të punoj shumë. E kuptoj se çfarë do të thotë për tifozët fitimi i një derbi në ‘Etihad’. Shënimi i golave do të thotë gjithçka për mua”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit