Guardiola likuidon edhe Chelsea, nis “arratisjen” në krye të Premier League

15 Janar 2022
15:23
Alfred Lleshi
back button

Manchester City ka vuajtur, por në fund ia ka dalë të fitojë sot, në ndeshjen e javës së 22-të të Premier League. Mysafir në “Etihad” ka qenë Chelsea, që i ndjek “qytetarët” e Guardiolës në renditje. Megjithatë, blutë e Londrës nuk e kanë ngushtuar dot diferencën e pikëve me vendin e parë, sepse janë mundur 1-0.

Fatin e kësaj supersfide tepër të luftuar e ka vendosur goli i belgut De Bruyne në minutën e 70-të. Një gol që vlen tri pikë tepër të çmuara për Manchestëer City, i cili konsolidon pozitat në kreun e renditjes. Për momentin, “qytetarët” kanë 56 pikë, 13 pikë më shumë se Chelsea. Një “arratisje” e konsiderueshme, që i jep qetësi Guardiolës dhe të tijve.

Vlen të theksohet një fakt. Kevin De Bruyne tani ka shënuar 5 gola kundër ish-klubit të tij, Chelsea në Premier League. Mesfushori e ka bërë këtë gjë më shumë se çdo lojtar tjetër kundër bluve të Londrës, pasi kishte luajtur më parë me ta në këtë kompeticion.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit