Guardiola me fjalë të mëdha për Zidane: E admiroj!

31 Korrik 2020
16:47
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur për sfidën e kthimit të Champions Leagues kundër Real Madridit. Numri një i stolit të anglezëve fitoi me rezultatin 1-2 në Bernabeu, por madrilenët prej atij momenti u rritën shumë dhe fituan kampionatin.

“Do të më pëlqente shumë të luaja me të, por kemi qenë në kombëtare të kundërta dhe kam luajtur kundër tij. E admiroj dhe jam i lumtur për suksesin e tij, pavarësisht se është me Real Madridin.

“Është mirë për futbollin që njerëz të tillë të kenë sukses, në kohë të mira dhe të vështira. Ai ka fituar 3 Champions League radhazi dhe i mori dy tituj Barcelonës, skuadrës që ka dominuar La Ligan në 10 vitet e fundit”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit