Guardiola merr vendimin për të ardhmen e tij te City: Çfarëdo të ndodhë, unë do të …

24 Maj 2023
13:09
Telesport
back button

Trajneri Pep Guardiola ka folur sot për mediat para ndeshjes së prapambetur të Premier League që kampionët e Anglisë do të luajnë ndaj Brighton. Ai ka sqaruar një herë e përgjithnjë të ardhmen e tij, duke premtuar se do të qëndrojë të “citizens” çfarëdo që të ndodhë me skuadrën.

Do të jem këtu edhe sezonin tjetër, sado shkelje të ketë bërë ky klub në Premier dhe çfarëdo vendimi që të merret. Unë shpresoj që ky vendim të merret sa më shpejt. Ndoshta kemi bërë diçka të gabuar, por nuk e besoj dhe të gjithë do ta mësojnë të vërtetën”, tha Guardiola.

Unë e di se gjithçka e kemi fituar me vendosmëri në fushë, meritojmë titullin dhe çdo trofe. Mos kini asnjë dyshim për këtë e as për faktin se unë do të qëndroj këtu”, tha Guardiola. Skuadra e Manchester City akuzohet për shkelje të rregullave financiarë, por klubi ka mohuar çdo akuzë.

Shumë persona kishin frikë se mos trajneri spanjoll do të largohej nga skuadra në rast penalizimi, por Guardiola ka konfirmuar gadishmërinë e tij për të vijuar punën. Nën drejtimin e tij, skuadra e “citizens” ka fituar 5 tituj kampionë në Angli në 6 vitet e fundit, duke dominuar në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit