Guardiola: Misioni im te City i papërmbushur nëse nuk fitojmë Champions

22 Dhjetor 2022
11:53
Telesport
back button

Trajneri Pep Guardiola u shpreh se misioni i tij si trajner i skuadrës së Manchester City nuk do të jetë i kompletuar nëse ai nuk arrin të fitojë Champions League. Spanjolli ka shtyrë deri në vitin 202 kontratën e tij me “citizens”, me shpresën që t’ia dalë mbanë.

City ka fituar 9 trofe që kur Guardiola ka marrë drejtimin e ekipit, por ende nuk ia ka dalë mbanë të triumfojë në Europë. Në vitin 2021, skuadra iu afrua shumë titullit, por u mund nga Chelsea në finalen e Champions League. Këtë vit, sfida e radhës në Champions do të jetë ndaj Leipzig.

Champions nuk është trofeu i vetëm që synojmë, por nëse nuk e fitojmë dot deri në fund të kontratës time, atëherë misioni im te City do të jetë i papërmbushur 100%”, u shpreh Guardiola.

“Gjatë kësaj kohe do të bëj maksimumin për ta fituar atë. Është trofeu që na mungon dhe do të bëjmë gjithçka për ta fituar. Kam ndjesinë se herët a vonë do ta fitojmë”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit