Guardiola nuk e ka të preferuar, sulmuesi: Nuk largohem!

23 Maj 2020
16:45
Eraldo Harlicaj

Sergio Aguero nuk do të largohet nga Manchester City. Ai do të respektojë kontratën që ka me skuadrën kampionte të Anglisë dhe diçka të tillë e pranon dhe agjenti i tij, Hernan Reguera.

“Sergio ka një kontratë me Manchester City-n deri në vitin 2021 dhe nuk ka asnjë shans që ai të largohet para kësaj date. Aguero është i lumtur me ‘Qytetarët’ dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë klub”, – tha përfaqësuesi i Agueros.

Pep Guardiola e ka ndryshuar shumë stilin e lojës së argjentinasit. Ky i fundit nuk ishte i preferuari i tij, por me kalimin e kohës, spanjolli u bind nga cilësitë e Agueros dhe uli sërish në stol Gabriel Jesus për të.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit