Guardiola nuk kënaqet me tripletën, bën premtimin për sezonin tjetër

18 Maj 2019
20:38
Telesport
back button

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, pas triumfit 6-0 sot ndaj Watford në finalen e FA Cup ka folur me superlativa për skuadrën e tij. Skuadra e “citizens” arriti “tripletën” historike, duke fituar këtë sezon Premier League, Carabao Cup dhe FA Cup.

E mbyllëm këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme, me një trofe të rëndësishëm. E pranoj që ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm për ne. Një falënderim për të gjithë, klubin, lojtarët dhe fansat. Një përgëzim të veçantë për këtë skuadër, pasi ata janë arsyeja që ne kemi fituar gjithë këto trofe sezonet e fundit”, tha Guardiola pas finales.

Në fund, i pyetur nga BBC nëse Manchester City mund të bëjë edhe më mirë sezonin tjetër, trajneri spanjoll tha: “Pse jo, ne do të përpiqemi që të përmirësohemi edhe më shumë. Nuk ka kuptim të qëndrojmë në vendnumëro”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit