Guardiola përdor “pabesinë” për ta marrë Kane nga Tottenham

24 Qershor 2021
11:09
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja e Harry Kane duket se ka ngecur, për shkak të situatës ende të paqëndrueshme te Tottenham. “Spurs” janë ende në kërkim të trajnerit të ri, ndërsa presidenti Daniel Levy nuk ka në plan ta humbasë yllin e tij (i cili ende ka një kontratë 3-vjeçare) në një situatë të tillë. Manchester City i Pep Guardiolës është ndër skuadrat më të interesuara për sulmuesin e Tottenham, por, në të njëjtën kohë, “qytetarët” e dinë se nuk do të jetë një negociatë e thjeshtë.

ESPN në fakt raporton se Guardiola është i gatshëm të presë vitin e ardhshëm për të provuar përsëri sulmin ndaj Kane, nëse situata nuk zhbllokohet në këtë merkato. Kjo pasi “Spurs” do të jenë nën presion, ngaqë Kane do të ketë edhe vetëm një vit kontratë dhe do të shtyjë përsëri për ta lënë ekipin aktual.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit