Guardiola përgatit City e sezonit të ri me një repart mangut

14 Korrik 2019
14:41
Telesport
back button

Skuadra e Manchester City ka nisur prej disa ditësh fazën përgatitore për sezonin e ri 2019-2020. Madje kampionët e Premier League janë nisur për turne në Azi, ku do të luajnë në Kinë, Hong Kong dhe Japoni.

Trajneri Pep Guardiola ka publikuar listën me 26 lojtarë që ka grumbulluar për këtë turne, por ajo që bie në sy është se nuk ka asnjë sulmues. Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus, dy sulmuesit e vetëm të City, nuk janë me ekipin.

Ata janë ende me pushime, pasi deri javën e kaluar kanë qenë të grumbulluar me ekipet kombëtare, në Copa America. Për këtë arsye, asnjë nga dy sulmuesit e City nuk është në dispozicion të trajnerit, që përgatit skuadrën pa një repart të tërë.

Sipas mediave britanike, ky do të jetë një shans i artë për dy të rinj që trajneri spanjoll ka grumbulluar. Ata janë Lukas Nmecha, që ka ardhur nga Preston si dhe i riu spanjoll Nabil Touaizi.

Natyrisht që trajnerit Guardiola nuk e ka patur asnjëherë problem mungesën e sulmuesve, pasi ai ka mjaft mesfushorë me tipare të tilla. Sterling, Sane, Silva, De Bruyne, Rodri e ndonjë tjetër do të testohet në këtë repart gjatë kësaj periudhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit