Guardiola pikas një talent, legjenda Forlan e bind më shumë

31 Maj 2020
9:28
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester City po monitoron një prej talentëve më të mëdhenj të Uruguait, Facundo Pellistri. 18-vjeçari është sulmues krahu dhe sipas asaj që shkruan Daily Mail skautët e “Qytetarëve” kanë rënë në gjrumë të të riut.

Peiilstri momentalisht luan me CA Penarol që drejtohet nga një legjendë siç është Diego Forlan. Ai ka luajtur këtë sezon dhe po bën mjaft mirë. 18-vjeçari është hedhur në fushë në 5 ndeshje nga Forlan, 3 ndeshje në kampion dhe 2 herë në Libertadores.

Lojtari i ri mund të kushtojë rreth 10 milionë euro dhe anglezët duan të hedhin bastin për të. Guardiola ka dhënë miratimin e tij për të riun, ndërsa Pellistri konsiderohet dhe nga Newcastle, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Napoli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit