Guardiola piketon “diamantin” e Napolit, por e tremb kartoni!

25 Mars 2020
12:17
back button

Manchester City është shtuar në listën e pretendentëve për të arritur te Fabian Ruiz, diamanti i Napolit. Spanjolli është rritur shumë sezonin e fundit teksa kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për mesfushorin, si Real Madrid, Barcelona dhe Liverpool.

Sipas Corriere dello Sport, City është bashkuar tani në garën për ndjekjen e yllit të Napolit.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola e sheh 23-vjeçarin si një zëvendësim ideal për David Silvan, i cili do të largohet pas përfundimit të sezonit. Por, vlera që Napoli kërkon për të është rreth 100 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit