Guardiola “shënjestron” yllin e ri të Milanit, kushton 50 milionë

4 Qershor 2020
9:04
Alfred Lleshi
back button

Futbolli europian do të rifillojë gradualisht, teksa klubet e mëdha po studiojnë mundësitë e reja të tregut. Në shtëpinë kuqezi, Ismael Bennacer është padyshim një nga më pozitivët e një sezoni të komplikuar, ndaj ka përfunduar në radarët e Manchester City, konkretisht të Pep Guardiolës.

Sipas raportimeve nga “RMC Sport”, trajneri spanjoll e ka kontaktuar drejtpërdrejt talentin e ri të kuqezinjve, një profil i përkryer, i përputhshëm me futbollin e “qytetarëve”, referuar cilësive teknike në fazën e driblimit.

Sidoqoftë, një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro shfaqet në kontratë, e cila duhet paguar nga anglezët, nëse duan ta marrin vërtet algjerianin. Kjo është e fiksuar qartë në marrëveshjen e nënshkruar verën e kaluar mes tij dhe “Djallit”. PSG është gjithashtu e interesuar për lojtarin, por deri më tani nuk ka negociata të vërteta në zhvillim.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit