Guardiola “shenjtëron” De Bruyne: Lojtar i klasit botëror, mund të bëjë edhe më shumë

15 Janar 2022
16:19
Alfred Lleshi
back button

I intervistuar nga “BT Sport” në fundin e ndeshjes Manchester City-Chelsea 1-0, trajneri Pep Guardiola ka komentuar fitoren e ngushtë të skuadrës së tij: “Ne luajtëm absolutisht mirë, duke bërë gjithçka që duhej. Nuk duhet të harrojmë se luajtëm me kampionët e Evropës dhe ata janë të jashtëzakonshëm.

Ne u përpoqëm të gjenim hapësira, por nuk kishte. Fituam dhe ia dolëm të gjithë së bashku. De Bruyne? Ai është një lojtar i klasit botëror, por i përulur dhe human deri në atë pikë sa të bëjë gjithçka për ekipin. Do të doja edhe më shumë prej tij, sepse e di që mund ta bëjë këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit