“Guardiola? Silleni këtu dhe më pas të shohim nëse do të fitojë…”

3 Maj 2021
12:01
Denis Hakanaj
back button

Pep Guardiola është shumë afër titullit në Premier League, i treti në pesë sezoni në drejtimin e Manchester City-t.

Gary Neville, ikonë e kushërinjve të Manchester United, e ka përkufizuar si trajnerin më të mirë të historisë së futbollit. Megjithatë, jo të gjithë janë dakord.

Një nga këta është Oscar Ruggeri, kampion bote me Argjentinën.

“Ju të shtypit më çmendni. Merrni këdo nga këta trajnerët e mëdhenj, çojeni te Boca dhe të shohim nëse e fiton Kupën Livertadores. Nuk është e thjeshtë, sepse këtu kemi disa zakone”, ka thënë Ruggeri për ESPN.

“Sipas jush, me Gallardo-n te River, Guardiola do ta fitonte menjëherë kampionatin me Boca-n? Do ta kishte shumë të vështirë. Atë që ka thënë Valdano, unë jua them europianëve. Hajdeni, hajdeni këtu…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit