Guardiola “thumbon” Arteta: Nesër shihet kush është mësuesi dhe kush nxënësi…

16 Tetor 2020
15:54
Alfred Lleshi
back button

Në të njëjtën mënyrë që çdo përplasje midis Guardiola dhe Klopp, ose midis Pep dhe Mourinho, shënohet në kalendar, tani vëmendja i kushtohet gjithashtu përplasjes së trajnerit katalanas me Arteta; me atë që ishte ndihmësi i tij për më shumë se tri vite në Manchester.

“Do të ishte e nevojshme të shihej kush është mësuesi dhe kush nxënësi”, – tha Pep në preludin e ritakimit me trajnerin e Arsenalit, nesër në “Etihad”. Guardiola njoftoi se nuk e ka gati De Bruyne, i cili u kthye me një dëmtim të vogël të muskujve nga kombëtarja: “Nuk është asgjë serioze, por do të jetë jashtë këtyre ndeshjeve të ardhshme. Nuk mund të specifikoj se sa, saktësisht”.

Një lajm i keq në kontekstin që i paraqitet ekipit nga “Etihad”, i cili ka nevojë për një rezultat të mirë nesër, për të larguar dyshimet. As Gabriel Jesus nuk është i gatshëm, dyshimi qëndron edhe mbi Agüero: “Kun është stërvitur mirë, por nuk do të vendosim deri nesër”.

Ka qenë një fillim i keq për sezonin e Manchester City, veçanërisht kur bëhet fjalë për dëmtimet. Moskryerja e përgatitjeve të plota parasezonale ka kushtëzuar për keq: “Nuk mund të ankohem për ekipet kombëtare. Ndonjëherë lojtarët lëndohen në klube, sepse ka shumë ndeshje dhe trupi thotë mjaft”.

I pyetur në lidhje me numrin e madh të golave ​​të pësuar deri më tani, Guardiola tha se trendi do të korrigjohet: “Tani na sulmojnë me më shumë guxim, por mendoj se do të kemi më shumë kontroll”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit