Guardiola thumbon kolegët: Atyre të dyve jam gati t’u mësoj rregullat

15 Korrik 2020
8:17
Telesport
back button

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, u shpreh se mirëpret që Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp ta telefonojnë për t’i mësuar atyre rregullat e FFP (financial fair play). Si Mourinho ashtu dhe Klopp e quajtën skandaloz vendimin e CAS, për të mos e përjashtuar Manchester City nga arena ndërkombëtare pasi kishte shkelur rregullat. CAS vendosi që City të paguajë 10 milionë euro gjobë.

Nëse ata dëshirojnë të bisedojnë me mua për këtë çështje unë jam këtu. Vendimi u morr nga 3 gjyqtarë të pavarur dhe ishte i qartë. Por nëse duan sqarime, ata e kanë numrin tim të celularit, të më telefonojnë dhe do t’ua shpjegoj. Nuk është ndonjë problem i madh. Gjithsesi, vendimi ishte i qartë dhe besoj se ata vetë nuk duan ta diskutojnë këtë gjë”, tha Guardiola për “Sky News”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit