Guardiola zgjedh më të mirin: Ka diçka unike dhe mund të përmirësohet akoma

4 Korrik 2020
15:52
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka thënë se Kevin de Bruyne është mesfushori më i mirë në botë.

Belgu ka shkëlqyer të enjten në fitoren 4-0 të marrë nga Qytetarët kundër kampionëve të Liverpool-it.

Guardiola, i cili ka punuar me Leo Messi-n te Barcelona, ka thënë: “Kevin është shumë i mirë. Ai ka diçka unike”.

“Lëviz shumë mirë në fushë dhe e shikon shumë mirë fushën. Gjithashtu, Kevin ka një karakter të fortë. Ai realizoi 4 penallti radhazi pasi ne nuk mund të shënonim për një kohë të gjatë nga pika e bardhë”.

“De Bruyne është mesfushori më i mirë për momentin, por mund të përmirësohet akoma dhe e di sesi ta bëjë”, ka thënë Pep.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit