Guedes, heroi i Portugalisë falënderon lojtarin e dymbëdhjetë

9 Qershor 2019
23:11
Denis Hakanaj
back button

Gonçalo Guedes ka qenë autori i golit që i dhuroi Portugalisë fitoren kundër Holandës në finalen e Nations League. Sulmuesi i Valencia-s ka folur në përfundim të ndeshjes për "Rai Sport" dhe ka thënë se: 

"Ka qenë një paraqitje e madhe, një ndeshje e bukur, duhet ta shijojmë këtë moment. Jemi shumë të lumtur, krenarë për këtë grup, që ka qenë i bashkuar dhe do të bëjë të lumtur të gjithë portugezët". 

"Kemi luajtur mirë. Është më e kënaqshme të fitosh në shtëpi, publiku ka qenë lojtari ynë i dymbëdhjetë, na ka ndihmuar". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit