“Guerrilsat” paralajmërojnë veprime: Nuk qëndrojmë duarkryq!

30 Shtator 2019
14:58
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani reagoi me anë të një shkrimi të gjatë për ngjarjet që shoqëruan derbin dhe përplasjet me tifozerinë, ndërsa tani është radha e “Ultras Guerrils” të flasin. Ata kanë mbështetur deklaratën e klubit të tyre, por nga krahu tjetër nuk qëndrojnë pa përmendur se do të reagojnë dhe nuk do të lejojnë që tribuna e tyre me fëmijë, gra dhe të moshuar të sulmohet nga disa skizofrenë. 

Të kuqtë ftojnë dhe tifozeritë e tjera që të dënojnë aktin dhe premtojnë se nuk do të ndalen me kaq, por do të zbulojnë dhe skenarin se si u vendosën fishekzjarrët në stadium. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit