Gullit: Thikë pas shpine nga Chelsea. Mamaja ime ishte e sëmurë, ndërsa ata…

8 Prill 2021
16:37
Denis Hakanaj
back button

Ruud Gullit ka kujtuar lamtumirën e tij nga Chelsea.

23 vite pas shkarkimit të 19 98-ës, ish-trajneri dhe ish-lojtari, ka zbuluar atë që ka ndodhur në Londër, duke pohuar se ka vuajtur për atë që është thënë për të.

“Mamaja ime ishte e sëmurë, kishte një kancer në gji. Kam shkuar shumë herë në Holandë për të qëndruar me të”, ka shpjeguar Gullit për beIN Sports.

“Kur shikon mamanë në spital, me kancer, je i trishtuar dhe i dëshpëruar. Ka qenë një eksperiencë e shëmtuar. Kam kaluar shumë kohë për të”.

“Kur Chelsea më shkarkoi tha se isha në Amsterdam për të festuar. Por nuk ishte kështu. Nuk e kam kuptuar në atë moment. Ishte si të më kishin ngulur një thikë pas shpine. Gjithçka shumë e pabesueshme. Kam mbetur me të vërtetë i befasuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit