Gundogan: ja pse nuk e shikova finalen e Champions League

17 Shtator 2022
13:31
Denis Hakanaj
back button

“Nuk e kam parë finalen e fundit të Champions League”. Fjalë të Ilkay Gundogan, mesfushori i Manchester City, i cili nuk mundi ta harrojë shpejt zhgënjimin e eliminimit në gjysmëfinale kundër Real Madrid sezonin e kaluar.

Lojtari e pranoi këtë gjatë një interviste për The Telegraph: “Mund ta kisha parë, por ndjej se çdo vit që nuk jemi aty, është një vit në të cilin humbasim cilësinë që kemi në skuadër”.

“Është gjithmonë një motiv për mua që të përpiqem ta fitoj këtë Kupë. Rritja në Champions ishte gjëja më e madhe në botë dhe pas arritjes së dy finaleve dhe humbjes së të dyjave më duket ‘ok, diçka mungon’ dhe është diçka që do të doja shumë ta arrija.

“Në nivel personal, kur e di se keni cilësi dhe potencial të mjaftueshëm për të arrish sërish në finale, dëshiron të bësh më të mirën për të qenë atje”, tha Gundogan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit