Gurbanov “kërcënon” Partizanin: Me atë kontroll topi…

10 Korrik 2019
19:49
Anton Cicani
back button

Gurban Gurbanov, trajneri i Qarabag, ka folur pas barazimit 0-0 në "Selman Stermasi". Për RTSH, trajneri azer tha:

"Ishte një ndeshje e vështirë, Partizani është një ekip shumë i fortë, veçanërisht në mbrojtje, ku tregoi soliditet. Ndeshja e dytë do të jetë edhe më e vështirë për ata, sigurisht, pasi luajmë në shtëpi. E prisja kështu".

"Në pjesën e dytë, pati momente të rrezikshme nga Partizani, por në tërësi, kontrolli i topit ishte në anën tonë. Partizani do ta ketë të vështirë nëse luan kështu, në fushën tonë, përpara tifozëve tanë".

Shanset për kualifikim? "Duhet marrë seriozisht çdo gjë ndaj një skuadre të organizuar, ndeshjen e kthimit".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit