Gurishta: I trembem fushës së keqe të Ballshit, por duam vetëm 3 pikët

19 Janar 2021
14:38
Alfred Lleshi
back button

Mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, sepse kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Megjithatë, shokët e skuadrës i bënë dhuratë fitoren e çmuar kapitenit kuqeblu. Erdernis Gurishta duket i freskët tashmë për tranfertën ballshiote, në sfidën e radhës të kampionatit. Ai doli sot në konferencë për shtyp, ku bëri prognozën e përplasjes me Bylisin:

“E kam lënë pezullimin pas dhe jam i lumtur që riktheehem, siç isha i lumtur për ndeshjen që zhvilluam ndaj Kukësit. Kruja e bëri shumë mirë rolin e mbrojtësit të djathtë. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës.

Bylis? Nuk duhet parë klasifikimi. Nuk është skuadra e sezonit të kaluar, por Bylis është shumë agresiv në fushën e vet. Do të jetë e vështirë, ballshiotët kanë në favor fushën, e cila nuk ka nivel si e jona apo e Elbasanit. Të marrim masat dhe të shkojmë atje vetëm për tri pikë.

Goli i parë këtë sezon? Shpresoj që të vijë edhe goli im i parë. Pak rëndësi ka kush shënon te Vllaznia, rëndësi ka të fitojë ekipi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit