Haaland apo Mbappe, ndizet beteja për “Këpucën e Artë” në Champions

8 Prill 2021
9:51
Alfred Lleshi
back button

Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, të pritura me padurim, kanë filluar tashmë, ndërsa rruga për në finale e Stambollit sa vjen dhe afrohet. Me këtë rast po ju njohim me situatën e golashënuesve të këtij kompeticioni, deri më tani. Erling Haaland kryeson garën e “Këpucës së Artë” me 10 gola, i ndjekur nga afër prej Kylian Mbappe, me dy gola më pak. Podiumi kompletohet nga Neymar dhe Olivier Giroud, me nga 6 gola secili, të cilët mund ta rrisin këtë shifër, sepse janë ende në garë. Me nga 6 gola ka dhe lojtarë të tjerë, por që janë eliminuar tashmë.

Robert Lewandowski, që mbrëmë nuk e ndihmoi dot Bayern Munich, për shkak të dëmtimit, ka realizuar 5 gola, një shifër e ngjashme me atë të Karim Benzema te Real Madridi. Ndërkohë, Kylian Mbappe ka spikatur me katër gola në dy ndeshje kundër Barcelonës, në 1/8 finale, sikurse shkëlqeu edhe mbrëmë me dopietë në “Allianz Arena”. Për momentin ka 8 gola në “llogarinë” e tij, por me këtë ritëm mund ta arrijë rivalin e vet direkt, norvegjezin e Borussia Dortmund.

Më poshtë është lista e shënuesve më të mirë, përditësuar pas sfidave të mbrëmjes së djeshme:

Pozicioni Lojtari Klubi Gola
1 Erling Haaland Borussia Dortmund 10
2 Kylian Mbappe PSG 8
=3 Youssef En-Nesyri Sevilla 6
=3 Neymar PSG 6
=3 Marcus Rashford Manchester United 6
=3 Alvaro Morata Juventus 6
=3 Mohamed Salah Liverpool 6
=3 Olivier Giroud Chelsea 6
=9 Ciro Immobile Lazio 5
=9 Karim Benzema Real Madrid 5
=9 Robert Lewandowski Bayern Munich 5
=9 Alassane Plea Borussia Monchengladbach 5
=9 Lionel Messi Barcelona 5
=9 Sergio Oliveira Porto 5
=15 Mergim Berisha RB Salzburg 4
=15 Cristiano Ronaldo Juventus 4
=15 Ferran Torres Manchester City 4
=15 Diogo Jota Liverpool 4
=15 Romelu Lukaku Inter 4
=15 Bruno Fernandes Manchester United 4
=15 Federico Chiesa Juventus 4

Lajme të tjera

Lajmet e fundit