Haaland bën “poker”, por kurorëzon një tjetër: Është talenti më i madh

22 Nëntor 2020
20:36
Denis Hakanaj

Ajo e së shtunës duh et të ishte dita e Youssoufa Moukoko, i cili është bërë (në moshën 16 vjeç e një ditë) lojtari më i ri i historisë së Bundesliga-s.

Për lojtarin e lindur në Kamerun flitet prej vitesh tashmë, për të federata gjermane ka vendosur të ndryshojë edhe rregulloren (deri në mars nuk duhej të debutonte edhe për disa muaj).

Megjithatë, mbrëmjen e së shtunës, protagonist ka qenë, përsëri, Erling Haaland: 20 vjeç, 22 ndeshje në Bundesliga, 23 gola të shënuar.

Në fitoren 5-2 të marrë kundër Hertha Berlin, ai ka shënuar katër gola. Të gjithë në pjesën e dytë. Askush, në historinë e Bundesliga-s, në moshën e tij, nuk kishte shënuar 4 gola në një ndeshje të vetme. Tjetër rekdord.

Megjithatë, në fund të ndeshjes Haaland ka dashur që vëmendja të kthehej te Moukoko.

“Do të më pëlqente shumë të luaja me Youssoufa. Është talenti më i madh në botë. Është një lojtar shumë i fortë dhe është vetëm 16 vjeç, është me të vërtetë i pabesueshëm. E pret një karrierë e madhe”, ka thënë Haaland.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit