Haaland bindet, zgjedh ekipin e së ardhmes

15 Dhjetor 2019
20:20
Denis Hakanaj
back button

Erling Braut Haaland kërkohet nga gjysma e Europës.

Sulmuesi i ri i Salzburg-ut, protagonist në kampionat dhe në Champions League, është konfirmuar si një nga talentet më interesantë në panoramën e futbollit botëror.

Për të interesohen shumë klube të mëdha të Europës, por norvegjezi duket se ka zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme.

Sipas Daily Star, Haaland ka dëshirë të provojë veten në Premier League dhe është bindur nga oferta e Manchester United, që është në kërkim të përforcimeve për t’u kthyer në nivelet e mëparshme pas disa sezoneve zhgënjyes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit