Haaland “detyron” City-n të nisë spastrimet. Edhe Gundogan drejt largimit! Në 2010 mund të ishte në Serie A, kushedi…

17 Maj 2022
16:50
Telesport
back button

Manchester City duket se do të ndahet me dy senatore te klubit ne fund te sezonit. Fernandinho tashme ka deklaruar se eshte ne fund te aventures te skuadra e “Etihad” ndersa edhe Ilkay Gundogan gjatë verës do te shohe destinacione te tjera.

Mesfushori ka informuar se ai mund të largohet nga Etihad Stadium kur të rihapet merkatoja. 31-vjeçari do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në qershor, dhe pavarësisht raporteve të mëparshme që sugjeronin se City do të kërkonte të shpërblente formën e tij me një marrëveshje të re, tani duket sikur ata janë gati të distancohen nga gjermani.

Ndërsa ai ka bërë 20 paraqitje në Premier League këtë sezon, kuptohet se ai është në pikën e karrierës së tij ku dëshiron të sigurohet për një vend në formacionin fillestar çdo javë dhe Pep Guardiola nuk do të ishte në gjendje të plotësonte kërkesën e Gundogan.

Kjo ka parë që një ndryshim në çdo shpresë për një marrëveshje të re të bëhet e pamundur, duke e lënë Gundogan larg skuadrës, i cili iu bashkua Manchester City-t në vitin 2016.

Gjermani ka kaluar një sezon mjaft të mirë me Manchester City-n, por me ardhjen e re të Erling Haaland, City, duket se janë të detyruar të shesin disa lojtarë.  I ardhur nga ekipet e të rinjve të Bochum-it, ai u transferua në Nuremberg në moshën 18-vjeçare, ku bëri debutimin e tij në Bundesligë më 19 shtator 2009 dhe shënoi golin e tij të parë kundër Bayern Munichut më 20 shkurt 2010.

Në vitin 2010, një skaut i talenteve të Genoas sugjeroi blerjen e tij te klubi kuqeblu: kur marrëveshja duket se është bërë, ligurianët tërhiqen, duke preferuar të nënshkruajnë me Felipe Seymour…

Kushedi qe pikerisht Serie A te kthehet destinacioni i tij ne kete moshe, me klube qe mund te kene nevoje per sherbimet e tij, edhe pse eshte 31 vjec dhe mund te jape ende shume.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit