Haaland dhe shtëpia që “zbulon” të ardhmen

12 Qershor 2021
12:59
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Erling Braut Haaland nuk do të jetë larg Borussia Dortmund.

Dhe jo vetëm për shifrën e frikshme 200 milionë euro që kërkojnë verdhezinjtë, por edhe për shtëpinë e re të zgjedhur nga sulmuesi.

Siç ka bërë të ditur AS, në fakt, lojtari ka marrë një shtëpi të re në jug të Dortmundit, në zonën rezidenciale të Hohensyburg.

E ka kompletuar transferimin para se të grumbullohej me Norvegjinë, gjë kjo që dëshmon për qëllimin e tij për të luajtur në Bundesliga edhe sezonin e ardhshëm.

Ide të qarta nga ana e sulmuesit të ri, i cili ka bërë të kuptohet se nuk ka ndërmend të lëvizë nëse klubet e mëdha që interesohen për të, Chelsea dhe Real Madrid mbi të gjitha, nuk kanë ndërmend të paguajnë shumë e frikshme të kërkuar nga Borussia Dortmund.

Megjithatë, pas një viti do të krijohet mundësia që lojtari të shitet për “vetëm” 75 milionë euro, fryt i një klauzole të përfshirë në kontratën e nënshkruar me verdhezinjtë në momentin e transferimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit