Haaland dhe urdhri i babait: Mos nënshkruaj me ata!

25 Mars 2020
21:49
Denis Hakanaj
back button

Për sulmuesin e ri norvegjez Erling Haaland, sot ylli i Borussia Dortmund, ftesa e një bashkëkombësi ish-kampion dhe sot në drejtim të një klubi të madh europian mund të jetë diçka së cilës nuk mund t’i rezistosh.

Kështu që duhet shumë kujdes para se të bëhet zgjedhja më e mirë e mundshme. Duhet, në thelb, këshilla e një prindi. Dhe duket se ka ndodhur pikërisht kjo me qendërsulmuesin në momentin e zgjedhjes së klubit të ardhshëm pas largimi nga Salzburg-u.

Në garë ishte edhe Manchester United i Ole Gunnar Soslkajer, ndoshta një nga lojtarët më të fortë të historisë së futbollit norvegjez, i cili sot është trajneri i Djajve të Kuq. “Është e rrezikshme të  zgjedhësh një skuadër vetëm për një trajner, – mësohet të ketë thënë babai Alf-Inge, sipas Manchester Evening News, – sepse mund  të shkarkohet në çdo moment”.  

Sipas të përditshmes angleze, kjo është arsyeja pse Haaland ka zgjedhur  të refuzojë United dhe të transferohet te Borussia  Dortmund. Megjithatë, një dyshim mbetet. Alfe-Inge Haaland ka qenë një ish-lojtar i Manchester  City-t: mos  vallë ka ndikuar ky aspekt më shumë se pjesa tjetër e këshillës që i ka dhënë djalit?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit