Haaland dhuron spektakël në stërvitje, nuk e beson as vetë (Video)

14 Tetor 2021
19:35
Denis Hakanaj
back button

Erling Haaland ka realizuar një ushtrim shumë të vështirë në stërvitje me tre topa.

Norvegjezi ka vendosur tre topa njëri sipër tjetrit (edhe kjo një arritje mbresëlënëse) dhe më pas ka arritur të godasë me të tre topat shënjestrën e vendosur në trekëndëshin e portës.

Nëse kjo video është e vërtetë, me Dortmund-in që e konfirmon një gjë të tillë, atëherë mund të themi se Haaland është realisht një makineri dhe jo një qenie njerëzore.

Haaland ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Dortmund për shkak dëmtimi dhe nuk ka mundur të përfaqësojë vendin e tij në takimet kualifikuese për Botërorin 2022.

Duke u nisur nga video e mësipërme, ylli i ri duket se është gati të kthehet në fushë dhe të bëjë të vuajnë mbrojtjet kundërshtare.

Dortmund do të presë Mainz-in të shtunën në Bundesliga, para ndeshjes delikate të Champions League kundër Ajax-it tri ditë më vonë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit