Haaland, ish-trajneri zbulon të ardhmen: Ka ndjekur gjithmonë…

4 Mars 2021
16:58
Denis Hakanaj
back button

Alf Ingve Berntsen, ish-trajneri i Erling Haaland te Byrne FK, ka folur për Bernabeu Digital në lidhje me mundësinë që sulmuesi i ri i Borussia Dortmund mund të transferohet shumë shpejt te një klub i madh  europian.

“Erling vazhdon të më befasojë, nuk e prisja ta shihja në këto nivele në moshën 20 vjeç”, ka thënë ish-trajneri. “Borussia Dortmund ka qenë zgjedhja perfekte për të, po luan me vazhdimësi te një klub i madh dhe me shumë cilësi që e lejon të rritet ndeshje pas ndeshje”.

“E ardhmja? Babai i tij ka luajtur te Nottingahm Forest, Leeds dhe Manchester City. Erling i ka ndjekur nga afër këto klube dhe Premier League. Gjithsesi, jam i bindur se nuk do të ndikohet nga asgjë dhe nga askush kur të vijë momenti për të zgjedhur ekipin e ri”.

“Sot, sipas mendimit tim, Dortmund është vendi perfekt për të. Më pas është e vërtetë se Haaland mund të  triumfojë që tani në çdo klub të madh, duke përfshirë edhe Real Madrid. Nuk do të ndalet së shënuari, pavarësisht nga fanella që do të ketë. Besoj se skuadra e tij e ardhshme do të jetë shumë me fat që do ta ketë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit