Haaland ishte duke shkuar te Napoli para Osimhen! Zbulimi i presidentit De Laurentiis: “Pastaj hyri Raiola dhe…”

29 Shkurt 2024
19:21
Telesport
back button

“Agjentët, me përjashtim të disave, janë kancer. Nuk e kuptoj pse numri i viteve për të nënshkruar një lojtar nuk mund të liberalizohet, minimumi tetë.” Fjalët dhe mendimet e Aurelio De Laurentiis, presidentit të Napolit i cili sot foli në ‘Business of Football Summit’, një event i promovuar nga Financial Times që po mbahet sot në Londër.

Presidenti i Napolit zbulon nje prapaskene merkatoje perpara se te blinte Osimhen. “Më kujtohet kur zbulova Haaland, për mua ai ishte një lojtar i madh kur bashkepunetorët e mi ishin të gjithë të shqetësuar sepse nuk e njihnin akoma. Ai ishte te Salzburg, doja ta blija për 50 milionë euro.

Më pas Mino Raiola më mori në nje dhome ndenjeje dhe me tha: “Shiko, mos i trego keto gjera, ne jemi shoke. Tashme jam kujdesur per Haaland, mos u shqeteso, mos u perfshi.”

E ndalova ate dhe negociatat per ta blere. Raiola kishte organizuar tashmë gjithçka dhe kishte arritur perfitimet e tij. Raiola ishte profesionalisht i patëmetë por ai ndiqte interesat e tij, jo ato të klubeve. Nëse klubet kanë rënë në borxhe, duhet të zgjohen.

Për Super League: “U befasova pozitivisht nga vendimi i Gjykatës Evropiane që hoqi skeptrin e unicitetit nga institucionet aktuale sportive. Unë do të jem në favor të Super Leauge nëse mund të jetë meritokratike.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit