Haaland: Kjo është ëndrra ime më e madhe

17 Qershor 2021
17:58
Denis Hakanaj
back button

Nuk ka mbushur akoma 21 vjeç dhe në Champions League numëron më shumë gola sesa ndeshje të luajtura: 20 gola në 16 ndeshje dhe 3 asiste.

Sulmuesi ka folur në lidhje me këtë për Telegraph.

“Ndoshta më jep 1% motivim më shumë kur dëgjoj himnin e Champions-it. Kjo është ëndrra ime më e madhe, të fitoj një ditë Champions League. Do të ishte diçka e pabesueshme”, ka thënë norvegjezi.

Haaland ka thënë edhe në të kaluarën se dëgjon himnin e Champions-it çdo mëngjes. “E bëj prej disa vitesh. Është një himn shumë i bukur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit