Haaland: Kjo është pjesa e parë më e mirë që kam parë ndonjëherë nga një ekip futbolli

29 Maj 2023
7:40
Alfred Lleshi
back button

Kanë kaluar gati 2 javë nga triumfi historik i Manchester City kundër Real Madridit (4-0), në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League, në stadiumin “Etihad”. Golashënuesi i frikshëm i “qytetarëve”, Erling Haaland, e ka ende shumë në mendje “recitalin” që lojtarët e Guardiolës dhanë ndaj madrilenëve, të cilëve kuriozisht ai nuk mundi t’iu shënonte asnjë gol, sidomos falë disa ndërhyrjeve të mrekullueshme të Thibaut Courtois në Manchester.

“Kur pashë sërish pjesën e parë kundër Real Madridit, dhe është një nga të paktat ndeshje që kam parë sërish…, mendoj se është më e mira në jetën time nga një ekip futbolli”, – ka rrëfyer sulmuesi norvegjez, i futbollisti i vitit në Angli.

Haaland gjithashtu siguroi se është i kënaqur me vendimin që mori në kohën e duhur për të nënshkruar me Manchester City: “E dija që do të luaja në Premier League, nuk hezitova të vija në një ekipin të madh sikurse është City. Është një gjë shumë e mirë që në sezonin tim të parë marr këtë çmim në Premier League. Është diçka speciale dhe e vlerësoj shumë”.

Norvegjezi këtë sezon ka shënuar 52 gola në 51 ndeshje në të gjitha garat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit