Haaland, Mbappe dhe Ronaldo: efekti domino që pritet të ndezë merkaton

24 Qershor 2021
19:28
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund nuk heq dorë nga Haaland, Real vazhdon sulmin për Mbappe, Juventus pret të reja për Ronaldo-n: merkato e sulmuesve pritet të ndizet nga momenti në moment.

Florentino Perez ka ndërmend të sigurojë francezin në gjysmën e dytë të gushtit dhe më pas t’i vërë në krah Haaland (me të cilin ka një marrëveshje verbale) nga viti 2022.

Nëse shitja e Mbappe do të konkretizohej, francezët kanë ndërmend të kundërpërgjigjen menjëherë me një tjetër super goditje: Cristiano Ronaldo.

Portugezi është në pritje prej kohësh të një skuadre në gjendje ta marrë nga Juventus dhe do të ishte i gatshëm ta ulte ndjeshëm rrogën 30 milionë euro që fiton aktualisht në Torino.

Zonja e Vjetër, nga ana e saj, do të ishte e gatshme të bënte një shkëmbim me Mauro Icardi, i cili konsiderohet i tepërt tashmë në Francë.

Drejtuesit po punojnë për këtë skenar, që do të ishte perfekt edhe për bilancet, prej muajsh, por do të jetë e vështirë që negociatat të fillojnë para mbylljes së Europianit.

Merkato e kësaj vere pritet të jetë shumë e nxehtë dhe të dhurojë surpriza të mëdha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit