Haaland, “mbreti” i Ligës së Kampionëve: Herët a vonë do ta fitoj!

16 Shtator 2021
11:09
Alfred Lleshi

Numra mbresëlënës, pa limite. Ndërsa 36-vjeçari Cristiano Ronaldo kryeson listën e golashënuesve të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve (135 gola), të arritur pas golit të shënuar në humbjen kundër Young Boys, Erling Haaland po punon për shifra të caktuara një ditë. Norvegjezi 21-vjeçar ka luajtur vetëm 17 ndeshje në kompeticionin më të lartë evropian (me fanellat e Salzburgut dhe Borussia Dortmundit), duke shënuar 21 gola (vetëm në 4 ndeshje nuk la shenjën e tij). I fundit në ndeshjen e djeshme, të fituar 2-1 ndaj Besiktas.

Qendër-sulmuesi ka mesatare monstruoze finalizimi prej 1.24 gola për ndeshje, më shumë se çdo lojtar tjetër që ka shënuar të paktën 11 gola në Champions. Në këtë renditje të veçantë, ai tashmë ka arritur në vendin e 54-t, duke lënë pas vetes lojtarë si Romario, Bale apo Anelka. Me pak fjalë, Haaland di të mrekullojë në Ligën e Kampionëve dhe nuk është rastësi që ëndrra e tij është ta fitojë kompeticionin një ditë, siç theksoi edhe dje, në fund të ndeshjes.

Kur u pyet nëse beson se kjo dëshirë mund të realizohet te Borussia Dortmund, ylli norvegjez tha: “Pyetje e mirë, por nuk mendoj shumë për të. Mendoj vetëm nga ndeshja në ndeshje. Pastaj, do të shohim. Siç e kam thënë tashmë, unë dua ta fitoj këtë trofe shpejt ose më vonë në jetën time”. Një arsye tjetër për të gjitha klubet e interesuara, që të nënshkruajnë me të…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit