Haaland mund të largohet, ja me kë do ta zëvendësojë Dortmund

16 Prill 2021
20:52
Denis Hakanaj
back button

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund.

Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi në merkaton e ardhshme dhe do ta detyronte Borussia-n që të kërkonte një lojtar në gjendje për të mbushur boshllëkun që do të linte norvegjezi.

Kështu, merr gjithmonë dhe më shumë formë ideja e një kthimi të Alexander Isak, sulmuesi i Real Sociedad për të cilin Dortmund ka të drejtën për ta blerë mbrapsht për 30 milionë euro, kundër 70 milionëve që klubi bask do t’i kërkonte klubeve të tjerë.

Suedezi, ndërkohë, është gati të rinovojë kontratën që do të skadojë në vitin 2024. Siç ka bërë të ditur Marca, qëllimi është të rritet klauzola për prishjen e parakohshme të marrëveshjes, për shkak të paraqitjes së mirë të lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit