Haaland ndalet përsëri, por bën premtimin  e frikshëm… për rivalët

23 Tetor 2021
14:26
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund ka humbur Erling Haaland për shkak dëmtimi.

Sulmuesi, i cili sapo ishte kthyer nga një dëmtim, është i detyruar të ndalet përsëri për shkak të një problemi muskulor. Lajmi është dhënë në fillim nga trajneri Rose dhe më pas nga vetë lojtari me një postim në rrjetet sociale.

“Haaland do të qëndrojë jashtë për disa javë për shkak të një dëmtimi në këllk”, ka thënë trajneri i Borussia Dortmund në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Arminia Bielefed.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erling Braut Haaland (@erling.haaland)

“Erling është natyrisht në humor të keë, shumë i trishtuar. Ishte i lumtur për kthimin dhe ndihej mirë pas ndeshjes me Mainz, ashtu si pasaj ndaj Ajax”.

Megjithatë, tani do të jetë i detyruar të ndalet.

Pikërisht Haaland ka dhënë disa përditësime në lidhje me gjendjen e tij me një mesazh të publikuar në Instagram:

“Koha të përqendrohem te rikuperimi”, kanë qenë fjalët e sulmuesit me një fotografi me të cilën duket sikur kërkon falje.

“Do të kthehem më i fortë”, ka qenë premtimi me të cilin norvegjezi e ka mbyllur mesazhin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit