Haaland nuk sheh larg, zgjedh mes Dortmundit dhe Real Madridit

26 Qershor 2020
14:24
Alfred Lleshi
back button

Erling Haaland ka qenë prej kohësh një nga protagonistët e merkatos së transferimeve. Për sulmuesin norvegjez janë shumë klube të interesuara, përfshirë Real Madridin. Megjithatë, bomberi skandinav nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra e tij aktuale: “Unë nuk mendoj shumë për të ardhmen, jetoj në të tashmen dhe vendos se cila është më e mira për karrierën time në çdo moment specifik. Kjo është arsyeja pse u bashkova me Dortmundin në dimër, me bindje të plotë. Është një nga ekipet më të mira në botë, kam nënshkruar një kontratë të gjatë dhe praktikisht sapo kam mbërritur. Prandaj, tani nuk mendoj fare që të largohem”. Haaland ka një klauzolë ndërprerjeje të kontratës së tij me Dortmundin prej 75 milionë euro, e cila mund të ushtrohet nga 1 janari 2021. Ky është momenti kur Real Madridi mund të trokasë për norvegjezin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit