Haaland rikthehet dhe vendos një rekord të ri në Bundesliga

28 Nëntor 2021
11:14
Denis Hakanaj
back button

Është folur për një kthim të tijin në fushë në muajin dhjetor, për Krishtlindje ose në fillimin e 2022.

Megjithatë, Erling Haaland i ka befasuar të gjithë. Sulmuesi i Borussia Dortmund është kthyer menjëherë dhe ka shënuar pas vetëm tetë minutash nga futja e tij në fushë kundër Wolfsburg. .

Ka qenë goli i tij i 50-të në Bundesliga. Një rekord absolut siç ka shpjeguar Opta.

Në fakt, asnjë lojtar tjetër në historinë e kategorisë kryesore të kampionatit gjerman nuk e ka arritur këtë shifër në kaq pak ndeshje (50) dhe në një moshë kaq të re si norvegjezi (21 vjeç, 4 muaj e gjashtë ditë).

Numra të pabesueshëm për yllin e verdhezinjve, i cili pritet të jetë njeriu i merkatos në sesionin e verës.

Manchester City, United, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain po e ndjekin nga afër.

Të shohim kush do at fitojë garën dhe kush do të arrijë të sigurojë një nga sulmuesit më të fortë të momentit dhe sigurisht të së ardhmes…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit