Haaland shënon dy gola në 3 minuta, Pep bën fjalë me ndihmësit e tij (Pamjet)

18 Mars 2023
19:33
Denis Hakanaj
back button

Erling Haaland ka ndërmend të thyejë çdo rekord të mundshëm në këtë sezon. Sulmuesi i Manchester City-t ka qenë protagonisti absolut në pjesën e parë të çerekfinales së Kupës së Anglisë kundër Burnley-t.

MANCHESTER CITY-BURNLEY 1-0 – VIDEO

Sfida që po zhvillohet në Etihad Stadium është zhbllokuar në mibutën e 32-të. Norvegjezi ka marrë një pasim të bukur nga Alvarez dhe ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të zgjuar.

Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë përshtypje ka qenë reagimi i trajnerit Pep Guardiola në stol. Në fakt, telekamerat e kanë kapur spanjollin duke bërë fjalë me ndihmësit e tij pas golit të Haaland.

MANCHESTER CITY-BURNLEY – 2-0 – VIDEO

Tri minuta më mbrapa, ish-ylli i Borussia Dortmund ka qenë përsëri protagonist duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij. Tjetër finalizim i bukur nga Erling pas asistit të marrë nga Foden.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit