Haaland shkakton “viktimën” e parë te City, Arsenal dhe Juventus gati të përfitojnë

13 Maj 2022
15:36
Denis Hakanaj
back button

Erling Haaland ka pranuar ofertën e Manchester City-t dhe sezonin e ardhshëm do të transferohet nga Signal Iduna Park i Borussia Dortmund te Etihad Stadium i Citizens.

Një lajm shumë i mirë për tifozët e Qytetarëve, të cilët do të kenë më në fund një sulmues të pastër në skuadër me të cilin shpresojnë të pushtojnë më në fund Europën.

Një lajm jo shumë i mirë për një nga yjet e skuadrës së Pep Guardiola. Po flasim për Gabriel Jesus, për të cilin nuk do të ketë shumë hapësira në ekip pas blerjes së norvegjezit dhe Julian Alvarez nga River Plate.

Një lajm i mirë për Arsenal-in dhe Juventus-in, dy skuadrat më shumë të interesuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian.

Në ditët e kaluara është folur për një ofertë zyrtare të Topçinjve prej 50 milionë eurosh për Gabriel Jesus, ndërsa, sipas Corriere dello Sport, bardhezinjtë janë gati të futen në garë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit