Haaland shpallet “djaloshi i artë” për vitin 2020. Fati dhe Davies në podium

21 Nëntor 2020
9:05
Alfred Lleshi
back button

Erling Haaland ka fituar “Golden Boy” për vitin  2020. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund triumfon fiton në çmimin e “Tuttosport”, ku João Felix dhe Matthijs De Ligt ishin fitues në dy vitet e shkuara. Ky është norvegjezi i parë që e fiton çmimin e lakmuar si më i miri nën 21 vjeç për lojtarët në një kampionat elitar kontinental. Në vend të kësaj, ai është lojtari i dytë në historinë e Borussia Dortmund që fiton, pas Mario Götze, i cili triumfoi më 2011.

Talenti i lindur në vitin 2000, dalë nga Salzburg, fitoi pas një beteje “kokë më kokë” me Ansu Fati dhe Alphonso Davies, me 302 pikë. Talenti i Barcelonës u ndal në kuotën e 239 pikëve, ndërsa kanadezi i Bayernit  në 226 pikë. I katërti doli partneri i Haaland, Jadon Sancho, shumë më i shkëputur nga “podium”, me vetëm 80 pikë. Haaland do ta marrë çmimin në një event që do të mbahet në dhjetor në Torino. Asia Bragonzi, një lojtare e Verona dhe fituese e çmimit “Golden Girl”, gjithashtu do të shpërblehet.

Ja renditja përfundimtare e çmimit “Djali i Artë” për vitin 2020:
1. Erling Haaland (Borussia Dortmund), 302 pikë
2. Ansu Fati (Barcelona), 239 pikë
3. Alphonso Davies (Bayern Munich), 226 pikë
4. Jadon Sancho (Borussia Dortmund, 80 pikë)
5. Eduardo Camavinga (Rennes), 50 pikë
6. Dejan Kulusevski (Juventus), 41 pikë
7. Phil Foden (Manchester City), 36 pikë
8. Dominik Szoboszlai (Salzburg), 13 pikë
9. Bukayo Saka (Arsenal), 13 pikë
10. Vinicius Junior (Real Madrid), 9 pikë
11. Ferran Torres (Manchester City), 8 pikë
12. Mason Greenwood (Manchester United), 7 pikë
13. Sandro Tonali (Milani), 6 pikë
14. Sergino Dest (Barcelona), 3 pikë
15. Ryan Gravenberch (Ajax), 1 pikë
16. Rodrygo (Real Madrid), 1 pikë
17. Jonathan David (Lille), 1 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit