“Haaland te Barça? Më parë do të shkoj unë në hapësirë. Ka zgjedhur Real-in, por ka një problem”

18 Janar 2022
16:42
Denis Hakanaj

Erling Haaland nuk ka ndërmend të nënshkruajë me Barcelona-n.

Ky është lajmi i dhënë nga gazetari spanjoll Eduardo Inda për El Chiringuito.

“Nuk ka asnjë shans që Haaland të shkojë te Barça. Unë do të shkoj në hapësirë para se Haaland të nënshkruajë për Barcelona-n. Kam thënë muaj më parë se ka pranuar ofertën e Real Madrid”, ka thënë Inda.

“Ka një problem që është ai i përhershmi, Mino Raiola dhe babai i lojtarit. Ata kërkojnë një komision prej 80 milionë eurosh, ndërsa duhet paguar edhe klauzola 75 milionë euro për kartonin e lojtarit.

“Haaland ka bërë të ditur se do Real-in dhe se ka mësuar spanjishten. Unë e kam thënë para të gjithëve se ai do të luante për Real Madrid”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit