Haaland viziton Maranellon, blen një Ferrari të ri. Pastaj “selfie” dhe… lazanja më e mirë ndonjëherë (fotot)

30 Nëntor 2022
11:33
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi i Manchester City kaloi një ditë në Emilia, ku shkoi për të blerë një Ferrari nga Maranello. Ylli norvegjez nuk u kursye të bënte “selfie” me disa fansa. Më pas dreka në një restorant të njohur për të shijuar lazanjat.

Foto dhe fanellë e tij me autograf për pronarët e restorantit, ku mbeti i mhanitur nga ushqimi, me dedikim special: “Makaronat më të mira që kam ngrënë ndonjëherë”.

Fanella e tij te Manchester City, e firmosur, ishte dhuratë për Alberton, i cili më pas shkroi në Instagram: “Sot na vizitoi fenomeni i futbollit botëror Haaland. Një nder për ne, faleminderit për fanellën që do të ekspozohet së shpejti dhe për dedikimin e bukur. Por sa i gjatë je???”

Haaland shkroi gjithashtu një dedikim për Rossella, kuzhinieren e restorantit: “Për Rossella, faleminderit për makaronat më të mira që kam ngrënë ndonjëherë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit